Vendosni fjalën kyçe....

Ministri britanik: Evropa më pranë luftës se në çdo moment tjetër në 70 vjet


Evropa është më afër luftës se kurdoherë më parë në gjatë 70 viteve të fundit, ka paralajmëruar një ministër i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Ministri i Forcave të Armatosura James Heappey i tha programit të “BBC Radio 4 Today” se kishte frikë se “ne jemi më afër luftës sesa kemi qenë në këtë kontinent për 70 vjet”.

Ai shpjegoi se ka rreth 130 mijë trupa ruse rreth kufijve të Ukrainës, mijëra të tjerë në anije në Detin e Zi dhe në Detin Azov.

Udhëheqësit perëndimorë po bëjnë një përpjekje përfundimtare për të negociuar zgjidhje diplomatike pasi inteligjenca amerikane tha se një sulm mund të jetë i pashmangshëm. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të udhëtojë në Kiev për bisedime me zyrtarët ukrainas dhe Boris Johnson tha se do të zhvillojë gjithashtu bisedime të mëtejshme me liderët botërorë për ta rikthyer Rusinë “nga pragu” i luftës.

Zyra e tij nuk tha se me cilët liderë botërorë shpresonte të fliste Johnson ose ku planifikonte të udhëtonte, por kuptohet se ai dëshiron të angazhohet me vendet nordike dhe baltike.

Heappey tha se kishte “urgjencë të vërtetë” për negociatat në vazhdim, shkruan The Guardian.

Ai tha: “Kjo është arsyeja pse kjo është një kohë shumë serioze për të gjithë botën, me të vërtetë, për t’u bashkuar dhe për t’i dërguar një mesazh Rusisë se kjo është sjellje që nuk do të pranohet dhe se ne qëndrojmë prapa Ukrainës, dhe se sanksionet nëse ajo do të kalonte kufirin do të ishin absolutisht të thella.”