Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka shprehur mbështetjen ndaj Ukrainës dhe i ka kërkuar Rusisë që të ulë tensionet në kufi.
Në një njoftim në Twitter, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka kërkon nga Rusia që të zgjidhë krizën përmes rrugëve diplomatike.
“Në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të rikofirmojmë edhe një herë mbështetjen e #Shqipërisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Ne ripërtërijmë thirrjen tonë për Rusinë që të ulë tensionet dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike.”- thuhet në postimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Kujtojmë se dy ditë më parë, ky dikastër u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos udhëtojnë drejt Ukrainës, për shkak të rrezikut të përshkallëzimit të situatës.
Po ashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bëri thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.