Partizani ka arritur të marrë një fitore me përmbysje ndaj Skënderbeut në sfidën e luajtur në Korçë.
Mensah kaloi vendasit në avantazh duke e mbyllur në fitore pjesën e parë për “Ujqërit e Dëborës”.
Në pjesën e dytë Skuka barazoi për “Demat e kuq” ndërsa po nga këmbët e tij do vinte edhe goli i fitores.
Në sfidën tjetër mes Dinamos dhe Laçit, kurbinasit treguan edhe një herë se forma e tyre e mirë nuk është e përkohshme.
Laçi fitoi me rezultatin minimal 0-1 por që për ta 3 pikët janë më të rëndësishme.
Golin e vetëm e shënoi Guindo në pjesën e parë.
Laçi vijon të ndjekë Tiranën e vendit të parë ndërsa Dinamo në vendin e 7 rrezikohet nga Skënderbeu. Partizani me fitoren e sotme vijon të mbajë mesin e tabelës së Superiores.