Vendosni fjalën kyçe....

“Po, janë takuar kontraktorë për impiantet”- Këlliçi pyet administratoren e inceneratorit të Tiranës për fluturimet që kushtuan 804 milionë lekë


Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për Inceneratorët, deputeti Belind Këlliçi e ka pyetur administratoren e kompanisë “Integrated Energy” Ariona Kodra lidhur me fluturimet e pronarëve dhe punonjësve të kompanisë të paguara nga buxheti i shtetit.

Këlliçi e pyeti Kodrën se si ka mundësi që sipas tij janë paguar 804 milionë lekë për udhëtime në kohë pandemie.

Kodra i është përgjigjur se shifrën e saktë s’e ka parasysh por ka pranuar se punonjësit kanë bërë udhëtime nëpër shtete të ndryshme për të takuar kontraktorë.

Pjesë nga biseda:

Këlliçi: Për t’u rikthyer tek shpenzimet për udhëtime, i qëndroni deklaratës suaj, që kjo shumë që ju nuk e kujtoni por që unë po jua them është 804 milionë lekë, është shpennzuar për zërat udhëtime për të takuar kontraktorë jashtë Shqipërisë gjatë viteve të fundit?

Kodra: Po drejtues të shoqërisë, i qëndroj kësaj fjalë kanë udhëtuar jashtë Shqipërisë për të takuar kontraktorë… që do marrin pjesë për ndërtimin e impianteve, objekt të kontratës së koncesionit. Të gjitha pajisjet e impianteve të trajtimit të mbetjeve, prodhohen jashtë Shqipërisë.