Moska ka përfunduar disa prej stërvitjeve ushtarake në shkallë të gjerë në të gjithë vendin, ndërsa stërvitje të tjera pritet të përfundojnë së shpejti. Të paktën kështu i tha të hënën presidentit Vladimir Putin ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoigu.
Shoigu tha se stërvitjet e Ushtrisë dhe Marinës, të cilat janë mbajtur në të gjithë Rusinë, kanë kontrolluar gatishmërinë e pothuajse çdo qarku ushtarak të vendit.
“Stërvitjet në shkallë të gjerë po zhvillohen në Qarkun Ushtarak Perëndimor, pothuajse në të gjitha flotat – në Detin Barents, Detin e Zi, Detin Baltik dhe Flotën e Paqësorit.”-tha Shoigu, citon RT. “Trupat nga pothuajse çdo rreth ushtarak, përfshirë Qarkun Ushtarak Lindor, Rrethin Ushtarak Qendror dhe Flotën Veriore, po marrin pjesë në to.”
Disa nga ushtrimet “po përfundojnë” tashmë, shtoi ministri. Ndërsa të tjera stërvitje pritet të përfundojnë së shpejti.
Sipas Shoigut, ushtria ruse ka përmirësuar aftësitë e saj në zona të ndryshme operacionale, duke u trajnuar për t’iu kundërvënë kundërshtarëve të mundshëm në “mjedise sipërfaqësore dhe nënujore”.
Duke folur me Putinin të hënën, ministri zbuloi gjithashtu detaje të incidentit me një nëndetëse të huaj gjatë stërvitjeve të Flotës së Paqësorit në Ishujt Kuril të shtunën. Nëndetësja u zbulua në ujërat territoriale ruse afër ishullit të vogël të pabanuar të Urup.