Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja dërgon të tjerë avionë luftarakë në Poloni


Tetë avionë të tjerë luftarakë amerikanë F-15 mbërritën sot në Poloni për të marrë pjesë në policimin ajror të NATO-s mes shenjave të vazhdueshme të presionit të Rusisë në kufirin e Polonisë me Ukrainën.

“Më shumë avionë luftarakë amerikanë F-15 zbarkuan sot në bazën në Lask”, shkroi në Twitter ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Mariusz Blaszczak.

“Tetë avionë u bashkohen atyre që erdhën në Poloni javën e kaluar,” shtoi ai.

Gjatë fundjavës, zyrtarët amerikanë thanë se 3000 ushtarë të tjerë amerikanë do të dërgoheshin në Poloni në ditët në vijim.

Rreth dy të tretat e një grupi të parë prej 1700 trupash amerikane kanë mbërritur tashmë në Poloni.