Vendosni fjalën kyçe....

SHBA përgatitet për eksodin masiv të refugjatëve në Ukrainë


Uashingtoni po përgatitet për një eksod të refugjatëve që ikin nga Ukraina në rast të një sulmi rus, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë teksa tensionet mbeten të larta në Evropën Lindore.

Duke folur në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e Presidentit Joe Biden, Jen Psaki, preku përgatitjet që po bëjnë zyrtarët amerikanë në rast se forcat e armatosura të Moskës organizojnë një sulm ndaj fqinjit të saj.

“Ne sigurisht përgatitemi për një sërë situatash të paparashikuara dhe punojmë dhe angazhohemi me partnerët dhe homologët tanë evropianë për t’u përgatitur për to.” – shpjegoi ajo. “Dhe kjo lidhet me potencialin për refugjatë, lidhet me potencialin për mungesë të gazit natyror ose të naftës.” – shtoi Psaki.

Sipas gazetës, zyrtarët amerikanë kishin informuar ligjvënësit dhe partnerët evropianë mbi vlerësimet e reja që pretendonin se Rusia kishte grumbulluar më shumë forca pranë kufirit me Ukrainën dhe se shpejti mund të nisë një sulm që do të arrinte në Kiev në vetëm dy ditë, duke vrarë 50,000 njerëz dhe duke shkaktuar deri në pesë milionë refugjatë për të shpëtuar nga trazirat.

Duke komentuar evakuimet e nxituara të Uashingtonit nga Afganistani verën e kaluar, Psaki këmbënguli se ‘është vërtet e rëndësishme që të ndahen të dyja. Sepse, së pari, ne nuk jemi në një luftë 20-vjeçare me trupat amerikane në Ukrainë. Kjo është një rrethanë shumë e ndryshme’.

Të mërkurën e shkuar, Wall Street Journal raportoi se Shtëpia e Bardhë kishte miratuar një plan nga Pentagoni për trupat amerikane të vendosura në Poloni për të ndihmuar mijëra amerikanë të largohen nga Ukraina nëse Moska nis sulmin. Sipas gazetës, rreth 30,000 qytetarë amerikanë ndodhen në ish-republikën sovjetike.