Vendosni fjalën kyçe....

“Shtëpia e barit” në Ndroq/ Gjykata lë në burg punëtorin e laboratorit, lirohen elektricisti dhe faturisti


Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masat e sigurisë për tre personat e arrestuar lidhur me shtëpinë e barit që u zbulua ditën e shtunë në Ndroq.

Mësohet se në burg janë lënë punëtori i laboratorit Eriban Daja ndërsa është caktuar masa e sigurisë në “arrest shtëpie” për dy të tjerët: faturistin Erjon Mema dhe elektricistin Qemal Hasa.

Ditën e shtunë u vunë në pranga 3 persona, mes të cilëve 2 punonjës të OSHEE-së gjatë një operacioni të policisë së Tiranës ku u zbulua një laborator për kultivimin e kanabisit.

Në fshatin Pinet, Ndroq u zbulua një banesë e përshtatur si ambient për kultivimin e kultivimin kanabis sativa me anë të llampave.

Kryeplaku i fshatit Elez Kapllani u vu nën hetim me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe nisi procedimi penal ndaj efektivit të komisariartit nr.6, Adrian Malliku.

Policia shpalli në kërkim 32-vjeçaren Rudina Xhambazi e cila dyshohet të jetë organizatorja e kësaj veprimtarie, pasi ka qenë kjo e fundit e cila kishte marrë me qira banesën ku kultivohej kanabis.