Kryeprojektuesi i Tesla, Franz von Holzhausen dha një përditësim të shumëpritur për modelin ‘Roadster’.
Sipas von Holzhausen, kompania po punon me automjetin, i cili do të jetë një ‘makinë fluturuese emocionuese’.
“Ne jemi duke punuar me modelin Roadster. Do të doja të punonim më shpejt, por gjithashtu doja të them se në kohën që po e zhvillojmë, kemi mësuar edhe shumë. Të gjitha ato përvoja, do të çojnë në një Roadster shumë më të mirë se sa e kishim menduar fillimisht.” – tha stilisti.
Sipas tij, hipermakina e shumëpritur do të ketë një version të përmirësuar të motorit, por edhe me shumë se kaq.
“Do të jetë një makinë fluturuese e mahnitshme, emocionuese me paketën SpaceX,” tha von Holzhausen. CEO i Tesla-s, Elon Musk njoftoi se prodhuesi i makinave planifikon të shtojë një ‘paketë SpaceX’ në modelin Roadster, por projektuesi tani i ka konfirmuar këto plane.
‘Paketa’ i referohet shtytësve të raketave me ajër të ftohtë që do vendosen rreth automjetit, të cilat synojnë të rrisin performancën.
Sipas Musk, teknologjia do të lejojë që Roadster të kapë shpejtësinë nga 0 në 100 km / orë në 1.1 sekonda, dhe madje ta lejojë atë të fluturojë, megjithëse për një largësi të shkurtër, siç u mburr Musk në Twitter. Automjeti do të ketë mundësinë të përshkojë një largësi prej afro 1000 km me një karikim.