Vendosni fjalën kyçe....

“Ushtarët ukrainas kishin pirë vodka” – Çfarë thotë liderja e komunitetit grek pas vrasjes së dy emigrantëve në Ukrainë


Babai i dy fëmijëve dhe gjyshi i një nipi është një nga emigrantët grekë që u vra sot nga ushtarët ukrainas pranë kufirit me Rusinë.

Presidentja e komuniteteve greke në Ukrainë, Alexandra Protsenko, ka deklaruar se ushtarët ukrainas ishin nën ndikimin e alkoolit dhe tani po mbahen në paraburgim.

“Ata duhet të kenë konsumuar shumë vodka, por pse qëlluan dhe çfarë ndodhi saktësisht, ne ende nuk e dimë.”-tha Protsenko, citojnë mediet greke.

Dy emigrantë grekë në Ukrainë u vranë sot nga ushtarët e ushtrisë ukrainase dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Autorë të vrasjes së dyfishtë janë tre ushtarë të ushtrisë ukrainase, të cilët thuhet se janë përfshirë në një konflikt për një arsye të parëndësishme me emigrantët.

Sipas raportimeve, përleshja shpërtheu për hyrjen në banjat në zonë, ku ushtarët qëlluan mërgimtarët grekë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, thuhet se ka kërkuar të flasë me telefon me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, për të theksuar sërish nevojën për të mbrojtur komunitetin grek në Ukrainë.