Vendosni fjalën kyçe....

Berisha takime në Shkodër: PD ka pasur në krye një burrë të dobët në të gjitha aspektet, u hodhi gaz demokratëve


Ish-kryeministri Berisha, ish-kryebashkiakja e Shkodrës Ademi dhe kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ për zgjedhjet e pjeseshme të 6 marsit Spahia, kanë zhvilluar sot një takim në Shkodër.

Berisha theksoi para fermerëve në zonën Ana e Malit se PD-ja ka pasur në krye të saj një burrë të dobët në të gjitha aspektet, duke iu referuar Lulzim Bashës.

Ai tha se ‘në zgjedhjet e 6 marsit, koalicioni Shtëpia e Lirisë ka përballë qeverinë e Ramës dhe Lul Bravën’.

“PD ka pasur në krye një burrë të dobët në të gjitha aspektet, por ne po e marrim vetëm në aspektin e liderit dhe ai nuk u bë lider. Të gjithë shqiptarët e thonë që ai është njeri i dobët. Plus dobësitë e tjera që ka demonstruar gjatë këtyre muajve, që e bëjnë atë standardin më të papranueshëm të një politikani. Në këtë betejë ne përballemi si me qeverinë e Edi Ramës, ashtu edhe me Lul Bravën, të cilit Edi Rama i ka dhënë logon tonë. Ju 30 vite keni votuar mbi logon e PD, kurse tani votimi mbi logon e PD është votë e humbur. Logoja që duhet votuar më 6 mars, është logoja e ‘Shtëpisë së Lirisë’ dhe kandidati ynë, Bardh Spahia, i biri i kësaj treve, i biri i një mjeku që ishte humanist e qëndrestar i madh. Basha zgjodhi, në një moment që s’e ka zgjedhur kush në Evropë, të përdorë gazin kundër atyre që e kanë mbështetur 8 vjet. Përveç kësaj, ky njeriu del tani me afera të mëdha biznesi e të tjera me qeverinë.” – tha Berisha.