Novak Djokovic thotë se ai nuk është kundër vaksinës, por është i gatshëm të heqë dorë nga titujt e ardhshëm në vend se të detyrohet të bëjë vaksinën e Covid në mënyrë që të lejohet të konkurrojë.
Tenisti e humbi mundësinë për një kurorë rekord të 21-të në Grand Slam në Australi muajin e kaluar kur ai u dëbua nga vendi pasi zyrtarët pretenduan se ai mund të nxiste ndjenjën anti-vaksinë në mesin e popullatës.
Duke folur publikisht për herë të parë për të shpjeguar qëndrimin e tij ndaj vaksinës që nga debati në Australi, Djokovic tha se ishte i gatshëm të humbiste garat e ardhshme si French Open ose Wimbledon, nëse do deyrohet të vaksinohet për të luajtur.
“Po, ky është çmimi që unë jam i gatshëm të paguaj”, tha Djokovic për BBC.
Djokovic mohoi se ai ishte kundër vaksinave dhe tha se do ishte ‘mendjehapur’ për vaksinimin e mundshëm kundër Covid në të ardhmen, por përsëriti se ai ‘ka mbështetur gjithmonë lirinë për të zgjedhur atë që fusni në trupin tuaj’.
“Parimet e vendimmarrjes për trupin tim janë më të rëndësishme se çdo titull apo çdo gjë tjetër. Po përpiqem të jem në harmoni me trupin tim sa më shumë që të mundem”, tha numri një i botës.