Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Tiranës shtyn seancën për ndryshimet në statutin e PD-së


Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën për regjistrimin e ndryshimeve në statutin e PD-së. Ka qenë vetë kryedemokrati Lulzim Basha që ka bërë këtë kërkesë për ndryshimet në statut.

“Në lidhje me kërkesën e gjykuar sot dt. 15.02.2022 ora 13:30, pranë gjyqtare z. Blerina Muça, u vendos: shtyrja e seancës me datë 18.03.2022 ora 14:00.”- thuhet në vendimin e gjykatës.

Shkak për shtyrjen e kësaj seance është bërë mungesa e përfaqësuesit ligjor të PD-së Indrit Sefa, i cili është kandidat i demokratëve në zgjedhjet e 6 marsit.

Ai më herët e kishte kërkuar shtyrjen e kësaj seance me arsyetimin se ai është i zënë për shkak të fushatës që ai po zhvillon në Lushnje, si kandidat për kryetar bashkie.

Nëse Sefa do të fitojë garën për bashkinë, ai duhet të zëvendësohet në postin që mban brenda partisë, sipas rregullores së PD-së.