Vendosni fjalën kyçe....

‘Karvani i Lirisë’ zbret në Izrael, mijëra qytetarë mblidhen në Jerusalem (Video)


Një zinxhir masiv automjetesh ka bllokuar trafikun në Jerusalem pasi mijëra izraelitë dolën në rrugë për të protestuar kundër kufizimeve të koronavirusit, duke marrë shembull nga demonstrata e ‘Karvanit të Lirisë’ i organizuar në kryeqytetin e Kanadasë.

Radha të gjata makinash mund të shiheshin që po shkonin për në Jerusalem të hënën, siç raportohet nga qytete në të gjithë Izraelin, në pamjet që qarkullonin në mediat sociale.

Ashtu si homologët e tyre kanadezë të kamionistëve, protestuesit u binin borive, kishin në duar pankarta dhe brohorisnin parulla kundër pasaportave të vaksinave Covid-it, disa madje mbanin flamurin kombëtar të Kanadasë ndërsa bënin këtë.

 

Sipas Jerusalem Post, një grup demonstruesish më vonë u nisën drejt ndërtesës së parlamentit të qytetit për të vazhduar protestën. Megjithëse autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar madhësinë e tubimit, raportet e mediave vlerësojnë se mijëra protestues dhe qindra automjete morën pjesë në aksion, ndërsa aktivistët e vendosën shifrën në dhjetëra mijëra.

Megjithëse zyrtarët kanë zvogëluar disa nga kufizimet e Izraelit për Covid në javët e fundit pasi numrat e infeksionit ditor vazhdojnë të bien, duke përfshirë kërkesat për të treguar dëshminë e vaksinimit për të hyrë në hapësira të caktuara publike, politika mbetet pjesërisht në fuqi, ndërsa maskat e detyrueshme duhen ende për shkollat, dyqanet dhe objektet e kujdesit shëndetësor.