Vendosni fjalën kyçe....

Meta pret në zyrë kryebashkiaken e Korfuzit: Të punojmë fort për të promovuar turizmin në dy vendet tona


Këtë të martë, presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim kryetaren e bashkisë së Korfuzit, Merope Hydraiou.

Gjatë këtij takimi, Meta dhe Hydraiou kanë diskutuar mbi lidhjet e ngushta historike mes dy popujve. Sikurse bën me dije vetë presidenti, ai është shprehur se të gjithë së bashku duhet të punojmë fort për të promovuar turizmin në dy vendet tona.

“Pata kënaqësinë të prisja sot në një takim Kryetaren e Bashkisë së Korfuzit, znj. Merope Hydraiou.
Folëm për lidhjet e ngushta historike midis dy popujve tanë fqinj dhe për mundësitë për të promovuar këtë lidhje dhe bashkëpunim midis dy vendeve tona.
Të gjithë së bashku duhet të punojmë fort për të promovuar turizmin në dy vendet tona, mbrojtjen e ambientit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Është shumë e rëndësishme të zhvillojmë dhe promovojmë aktivitete kulturore midis Korfuzit dhe bashkive të vendit tonë, me Bashkinë e Tiranës por edhe me Bashkitë fqinje, si Saranda e Gjirokastra, dhe po ashtu të kemi një bashkëpunim të vazhdueshëm në kuadër të nismave rajonale, mesdhetare dhe ato të Bashkimit Europian.”– shkruan Meta.