Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar pamje nga takimi me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Pritja e rreth 2 mijë afganëve është një nderim i madh për bujarinë e Shqipërisë, u shpreh Blinken, duke falënderuar kryeministrin.
Në fjalën e tij, Blinken u shpreh se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara po punojnë së bashku në shumë fronte, ndërsa theksoi së janë krah për krah në Këshillin e Sigurimit në OKB.
Për Blinken, Shqipërinë dhe SHBA u shpreh sekretari i Shtetit e presin shumë punë dhe sfida në Këshillin e Sigurimit.
“Është kënaqësi kryeministër këtu në DASH të na jepet mundësia të flasim për punën që SHBA dhe Shqipëria po bëjnë së bashku në kaq shumë fusha të ndryshme, në kaq shumë fronte. Faktikisht ne jemi ulur krah për krah në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Jemi mirënjohës për punën që po bëjmë së bashku atje”
Më duhet t’ju them Kryeministër atë që më ka mbetur mbresë dhe do të mbetet për një kohë të gjatë, fakti që në fillim të verës, pasi shpallëm se do të largoheshim nga Afganistani dhe do ti jepnim fund luftës atje, ju ishit i pari që u ofruat të prishnit refugjatët afganë dhe kjo ishte ekzaktësisht ajo që bëtë
Ky është një nderim i madh për ju dhe për bujarinë e Shqipërisë, që iu ofruat një strehë të sigurt mbi 2 000 afganëve. Ju jam mirënjohës për këtë, por edhe për punën që bëni çdo ditë në Evropë për sigurinë dhe forcimin e lidhjeve të ngushta, sidomos përmes NATO-s dhe po ashtu, siç e thashë në Këshillin e Sigurimit ku kemi shumë çështje sfiduese për të cilat duhet të punojmë sëbashku. Presim me padurim që të zhvillojmë një diskutim shumë të mirë”, thotë Blinken në videon e shpërndarë.