Vendosni fjalën kyçe....

Rusia njofton tërheqjen e një pjese trupash nga kufiri me Ukrainën


Rusia njofton tërheqjen e një pjesë të trupave të saj nga kufiri me Ukrainën. Lajmi është pohuar nga disa media ndërkombëtare e ruse që citojnë një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes.  

“Njësitë e distrikteve ushtarake jugore dhe perëndimore, pasi përfunduan detyrat e tyre, kanë filluar tashmë lëvizjen në kazermat e tyre ushtarake nëpërmjet rrjetit hekurudhor apo automobilistik. Njësi të veçanta do marshojnë në këmbë si pjesë e autokolonave ushtarake.” – citohet të ketë thënë zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

Tërheqja e disa njësive të ushtrisë vjen vjen teksa në Moskë pritet të mbërrijë kancelari gjerman,. Scholz dhe pas një serie takimesh e bisedash telefonike mes presidentit rus Putin e homologëve të tij, Macron e Biden.

Tërheqja e një pjese trupash vjen mes tensioneve e paralajmërimeve prej dy muajsh për një sulm të mundshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.

Prej shumë javësh shërbimet inteligjente amerikane e ato britanike dhanë alarmin për një sulm të mundshëm të Rusisë pas grumbullimit të një numri të madh trupash ushtarake në kufirin me Ukrainën.

Moska nga ana e saj i ka hedhur me forcë këto pretendime duke thënë se grumbullimi i trupave është bërë si pjesë e një stërvitjeje ushtarake brenda territorit të saj.

Paralajmërimi i SHBA-së e Britanisë u pasua nga diskutime mes presidentit Putin e atij amerikan Biden.

Në takime të nivelit të lartë mes palëve, Moska ka përsëritur vazhdimisht shqetësimin e saj për zgjerimin e NATO-s në lindje si dhe vendosjen e sistemeve raketore pranë kufijve të saj.

Ndërsa SHBA-ja është shprehur e hapur për çështjen e sistemeve raketore ka hedhur poshtë përjashtimin e përfshirjes së Ukrainës në NATO.