Vendosni fjalën kyçe....

Takim me ekspertët për Reformën Territoriale/ Roland Bejko: Do nisim një tur konsultimesh me qytetarët në 12 qarqe


Partia Demokratike zhvillon sot tryezën e konsultimeve me ekspertë për Reformën Territoriale.

Gjatë fjalës së tij, Sekretari për Pushtetin Vendor në PD, njëkohësisht anëtar i grupit të punës për Reformën Territoriale, Roland Bejko tha se kjo reformë ka nevojë urgjente për analizë dhe për rishikim.

Bejko theksoi se do të nisë një tur konsultimesh me qytetarët në 12 qarqet e vendit.

“Reforma Territoriale është një nga reformat e rëndësishme për Shqipërinë. Partia Demokratike e ndërmori këtë iniciative mbështetur mbi reagimet e shumta të qytetarëve, raporteve të institucioneve të huaja, konkluzioneve të KLSH, progres raporteve të BE. Të gjithë bien dakord që kjo reformë ka nevojë urgjente për një analizë dhe për një rishikim. Kjo reformë nuk ka reflektuar parimet e kartës evropiane. Kjo reformë centralizoi edhe më shumë pushteti vendor. U rrit varësia dhe kontrolli nga qeveria.

Largimi i qytetarëve nga zonat rurale ka qenë fenomeni më negativ, për bujqësinë nuk bëhet fjalë fare, nuk e menaxhojnë dot këto bashki. për ti ardhur në ndihmë përfaqësuese të saj, PD ka vendosur të zhvillojë një tur të gjerë për konsultimesh me qytetarët në 12 qarqe.  Në këtë sallë janë edhe vetë qytetarët që do të shprehen se si e shikojnë reformën territoriale dhe vetëqeverisjen vendore.”– tha Bejko.