Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa: Nga qëndrimi i rezervuar tek mbrojtëse e flaktë e inceneratorëve, Felaj pjesëmarrëse në procedurat e koncesionit


Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka publikuar dokumentin ku nënkryetarja e komisionit hetimor të Inceneratorëve ka dhënë mendim të rezervuar për dhënien me koncesion gjatë kohës kur ishte Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Zhupa e konsideron të pashpjegueshëm qëndrimin e ndryshuar të Felajt në Komision.

Nga qëndrimi i rezervuar tek mbrojtëse e flaktë e inceneratorëve. Ndryshimi i qëndrimit nga Felaj është i pashpjegueshëm, aq më shumë kur çdo ditë zbulohen fakte të tmerrshme të kësaj afere korruptive prej 430 milion eurosh.

Nënkryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Ermonela Felaj, në funksionin e saj si ministre shteti për marrëdhëniet me Parlamentin, ka qenë pjesëmarrëse në procedurat e dhënies me konçesion të inceneratorëve.

Sot shqiptarët e shohin se si janë vjedhur paratë e tyre.

  • Pagesat për inceneratorin e Tiranës kanë filluar 2 vjet para se të nisin punimet;
  • Incenerimi nuk ka nisur, por prej 2018-ës qytetarët paguajnë 29 euro/ton;
  • 850 mijë euro të faturuara për udhëtime në mes të pandemisë;
  • 10 milionë lekë në muaj janë paguar për Edmond Bllako, babai i deputetit socialist Alqi Bllako;
  • Dokumentet tregojnë se Administratori i incenerarorit të Fierit është paguar me 9 milionë lekë në muaj, por ky fakt mohohet prej tij.

Një proces i tillë ku është përfshirë thuajse e gjithë qeveria nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”-shkruan Zhupa.