Në mbledhjen e sotme në Komisionin Hetimor, u diskutua për aferën e inceneratorët e Elbasanit. Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ishte një nga dëshmitarët e thirrur për t’u marrë në pyetje nga deputetët e komisionit.
Deputeti demokrat Luçiano Boçi e pyeti kryebashkiakun nëse inceneratori është apo jo në funksionim, por ky i fundit u përgjigj se prej gati një muaj e gjysmë inceneratori nuk është në punë.
Kjo për shkak se i mungojnë disa materiale bazë.
Pjesë nga diskutimi:
Luçiano Boçi: Ju thatë bashkë me centralin elektrik, në vijimësi të marrjes në dorëzim, në dijeninë tuaj nga data 17 deri tani e flasim punon inceneratori dhe a prodhon energji?
Gledian Llatja: Në datë 15 më duket drejtuesi teknik për shkak të mungesës dhe korespodencës që kishte pasur me administratorin e ri, ka vendosur të fikë inceneratorin për shkak se i mungonin disa materiale bazë që merre një herë në dy ditë. Sot që ne flasim mjafton vetëm të ndizet, pra të blihen materialet, dhe në datë 15 është urdhëruar fikja e detyruar e impiantit , dhe nga data kur është fikur ka gati 1 muaj e gjysmë që nuk është në funksion.
Boçi: Si e keni marrë në dorëzim inceneratorin? Thatë se ka patur korespondencë kur nisi
Llatja: Me sa mbaj mend, ka qenë një shkresë bërë në mes të vitit të kaluar.
Boçi: A e keni lexuar draft kontratën?
Llatja: na është vënë në dispozicion është studiuar nga specialistët tanë.
Boçi: në kontratë përcaktohet qartë koha kur nisin, ndaj bëra pyetjen kur ka nisur. Ju duhet ta dini e ta sqaroni, inceneratori i kalon autoritetit kontraktor, në këtë rast min. mjedisit. Pse jeni ju si pale e tretë.
Llatja: Është dhe në kontratë, përfshihet edhe pushteti vendor, u gjet zgjidhja e ndërtimit të një subjekti të përbashkët për marrjen në dorëzim të funksionimit dhe marrjen në pronësi të këtij impianti.
Boçi: Koncesionari transferon aksionet kuotat në kompaninë zbatuese të projektit, ku është bashkia këtu.
Llatja: Korespondenca që ne kemi me ministrinë e linjës, është ngarkuar të merret nga pushteti vendor, ose i delegohet.
Boçi: Bashkia përcaktohet si kontribuuese për dhënien e sheshit, por transferimi bëhet mes Alb tek dhe autoritetit kontraktues, Ministria e Mjedisit. Mbi bazën e kujt e bëtë transferimin.
Llatja: Nuk e kam kontratën përpara, neni 26 e përcakton… dhe është brenda fushës së kompetencës tonë e gjithë kjo.
Boçi: Materialet i ke në inbox, mund t’i referohesh, janë dorëzuar në bazë të dokumenteve.
Llatja: Nuk kam dijeni për shkelje ligji apo shkelje të procedurave.
Boçi: Në 16.12 ka ndodhur çështja penale dhe inceneratori eshte vene ne sekuestro. A keni ekip monitorues
Llatja: Ne kemi një strukturë të ngritur nga 7 këshillat bashkiak për një subjekt që ka strukturat përkatëse dhe mban kontakte me impiantin, kam edhe unë ekspertë të mi aty. Ndërtim operim dhe transferim. Ka qenë operimi i impiantit që mbaronte më dt. 17. Më 17 dhjetor niste procesi i marrjes në dorëzim të të gjitha aseteve, nga dera e rrugës, peshorja impianti. etj
Boçi: Keni marrë bashkë edhe centralin
Llatja: Nuk e kam marr, po administrohet nga shoqëria Eco El, pasi u sekuestrua tre ditë para se ta merrnim ne nga prokuroria.
Tabaku: Sapo thatë i marrim nga dera te gardhi e impianti… çdo gjë brenda sipërfaqes ku është inceneratori.
Llatja: S’e kam marr unë, por shoqëria Eco El.
Boçi: A punon inceneratori?