Vendosni fjalën kyçe....

Kompania amerikane blen prodhuesin e çipave për 5.4 mld dollarë


Kompania amerikane e teknologjisë “Intel”, një nga prodhuesit më të mëdhenj të çipave në botë, ka arritur marrëveshje për të blerë kompaninë “Tower Semiconductor” me bazë në Izrael për 5.4 miliardë dollarë.

Në një deklaratë nga “Tower Semiconductor”, kompania izraelite pranoi ofertën e “Intel”-it prej 53 dollarësh për aksion.

Blerja pritet të përfundojë brenda 12 muajve të ardhshëm pasi të jenë marrë lejet e nevojshme.

“Tower Semiconductor” ka ekspertizë në çipat analogë të përdorur në industrinë e automjeteve, celularëve, mjekësisë dhe hapësirës ajrore.

Thuhet se “Intel” me blerjen në fjalë dëshiron të rrisë praninë e saj në prodhimin e çipave me kontratë, i cili dominohet nga TSMC me bazë në Tajvan.