Vendosni fjalën kyçe....

Rama i jep merita politikës në Shqipëri për strehimin e afganëve


Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij të mbajtur si i ftuar në Universitetin Georgetown në Uashington i dha merita gjithë politikës shqiptare për strehimin e afganëve në Shqipëri.

Rama tha se politika në Shqipëri mund të mos merret vesh për orën por për strehimin e afganëve ranë të gjithë dakord.

Kryeministri tha se afganët janë duke pritur vizat për të shkuar në Amerikë por i ftoi ata nga Uashingtoni të qëndrojnë në Shqipëri nëse dëshirojnë.

Shumë njerëz më kanë pyetur se pse e bën. Unë u them se këta jemi ne, nuk jemi të pasur por nuk e kemi të shkurtër kujtesën. Këtë e konsideroj si diçka që i përket popullit shqiptar, pasi ishte një vendim politik, por që u pranua nga të gjithë qytetarët dhe nuk u kundërshtua nga politika. Ne mund të mos biem dakord për sa është ora, por për sa i përket strehimit të afganëve ne ramë të gjithë dakord. Kjo i dedikohet gjithë popullit shqiptar, të gjitha partive politike. Më thanë se do rrinë vetëm pak muaj, i thash miqve amerikanë, mos e premtoni këtë se ne e dimë si venë gjërat. Ata po presin vizat për të shkuar në Amerikë, por janë të ftuar të qëndrojnë aty nëse dëshirojnë”- tha Rama.