Kryeministri Rama ka deklaruar nga SHBA, ku ndodhet për vizitë, se shpalla nojn grata e ish-kryeministrit Berisha është meritë e këtij të fundit dhe se vendimi i DASH vetëm sa e konfirmuar këtë gjë me vendimin e marrë.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kreu i qeverisë pohoi se SHBA-ja nuk mund të ndikohet nga faktorë të jashtëm për vendime të kësaj natyre.
“Shpallja “non grata” e Sali Berishës është meritë 100% e Sali Berishës, nuk ka diskutim. SHBA thjesht e kanë konfirmuar me vendimin e tyre, meritën e tij, për të gjitha ato, për të cilat ata e kanë shpallur “non grata”. Të thuash që qeveria e SHBA-së mund të influencohet nga faktorë të jashtëm për vendime të kësaj natyre, do të thotë faktikisht të akuzosh SHBA se janë shtet pa dinjitet, pa seriozitet, pa integritet, dhe se kanë një qeveri që korruptohet për qëllime të të tretëve. Kjo është absolutisht diçka jashtë realitetit.” – tha Rama.