Një organizatë e mësuesve prindëror (PTO) në shtetin e Neë Hampshire njoftoi këtë javë se ngjarjet tradicionale si vallëzimi i ‘Guys & Dolls’ dhe udhëtimi i peshkimit ‘Ladies & Lads’ nuk do të mbaheshin në shkollën e tyre, sipas një letre dërguar prindërve dhe që është parë nga mediat lokale.
Aktivitetet vjetore të organizuara për studentët dhe familjet e tyre me sa duket u anuluan pasi nuk ishin në përputhje me politikën gjinore.
PTO ‘ka marrë disa shqetësime në lidhje me mungesën e përfshirjes gjinore’, thuhet në një letër nga Lincoln Akerman School (LAS) në Hampton Falls, cituar nga Neë Hampshire Journal. Edhe pse më parë shkolla i ka mirëpritur të gjithë në aktivitetet vjetore babë-bijë dhe nënë-bir, ‘këto ngjarje të vjetra në LAS tradicionalisht janë ndarë sipas gjinisë’.
Shkolla gjithashtu thuhet se shpjegoi se ata menduan t’i ftonin të gjithë për kërcimin e marsit, por vendosën se nuk ishte një opsion për shkak të Covid-19 dhe premtoi se do t’i rimbursonte familjet që blenë bileta.
“Ne kemi familje në qytet që kanë vetëm dy vajza, dy djem, disa me shumë gjini. Këta prindër po ndihen të lënë jashtë.” – tha nënpresidentja e PTO Candace Cimon.
Ndërsa sipas disave, ngjarje si këto përforcojnë stereotipet gjinore, anëtarët e tjerë të komunitetit ishin të zhgënjyer me anulimin. Ata tani me sa duket planifikojnë të organizojnë një vallëzim privat në vend të tyre.