Vendosni fjalën kyçe....

Takimi Blinken-Rama, zbardhen hollësitë e bisedës


Ambasada amerikane ka zbardhur takimin mes Sekretarit të Shtetit Blinken e kryeministrit Rama gjatë vizitës së këtij të fundit në SHBA.

Sipas shënimit në Facebook, Blinken  e Rama kanë diskutuar mbi bashkëpunimin e fortë e të vazhdueshëm mbi çështjet dypalëshe, rajonale e globale.

“Ishte kënaqësi të prisja Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe të festonim 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Ne mirëpresim 100 vitet e ardhshme”, tha Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken mbi takimin e tij me Kryeministrin shqiptar Edi Rama në Ëashington D.C. Sekretari Blinken dhe Kryeministri shqiptar Rama biseduan gjithashtu edhe mbi bashkëpunimin e fortë dhe të vazhdueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi çështjet dypalëshe, rajonale dhe globale.” – thuhet në shënimin  e ambasadës.

Ambasada ka futur në shënim edhe deklaratën e plotë nga zëdhënësi i DASH-it, Ned Price, lidhur me takimin mes sekretarit amerikan Blinken e kryeministrit Rama.

Në të thuhet se Blinken e ka falënderuar Ramën për pritjen e afganëve dhe për mbështetjen e qartë të Shqipërisë për sovranitetin e integritetin territorial të Ukrainës kundër agresionit rus.

Po kështu Sekretari i Shtetit ka theksuar gjatë takimit nevojën për zbatimin  e plotë të reformës në drejtësi e luftën ndaj korrupsionit.

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken u takua sot me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Uashington, DC Sekretari Blinken dhe kryeministri Rama festuan 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe Sekretari vlerësoi traditën e vazhdueshme të Shqipërisë për të ofruar një port të sigurt për ata në nevojë duke pritur afganët në rrezik. Sekretari vuri në dukje bashkëpunimin tonë të fortë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe falënderoi kryeministrin Rama për mbështetjen e qartë të Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës kundër agresionit rus. Sekretari përsëriti mbështetjen e SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, ndërsa theksoi nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin.” – thuhet në deklaratën e zbardhur.