Kandidati i PD-së për Shkodrën në takime me qytetarë të ndryshëm në qytet ka marrë mirënjohje dhe pëlqime ndaj ta.
Një burrë i cili thotë madje se është edhe i afërm i Sali Berishës, i shpreh pëlqimin për edukatën që përcjell kandidati për Shkodrën.
“Të kam parë në televizor, shikoj sjelljen edukatën. Kjo ka rëndësi për popullin. Unë jam malësor, kushëri i Sali Berishës, por ama unë du burrat e mirë”-i drejtohet burri Bushatit.
Bushati ka shpërndarë videon e bashkëbisedimit me qytetarët.