Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Akuzat se PS ka kapur drejtësinë janë qesharake, me vjen mirë Lul se qenke bashkuar me Berishën e Metën


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, ka ironizuar kreun e PD-së Basha duke thënë se është bashkuar sërish me ish-kryeministrin Berisha e presidentin Meta.

Ai tha se akuzat e opozitës  se shumica ka kapur drejtësinë janë qesharake duke sjellë si shembull vendimin e Gjykatës Kushtetuese për presidentin Meta.

“Të thuash që shumica kontrollon drejtësinë është qesharake. Dje ka pasur një vendim nga gjykata më e rëndësishme në vend që hodhi poshtë vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Ilir Metës. Po të kishim në dorë drejtësinë ne do kontrollonim Gjykatën Kushtetuese dhe do shkarkonim Metën.

Më vjen mirë Lul që Gaz Bardhi mbron Ilir Metën, qenke mirë Lul. Gjkykata ka thënë se Meta e ka shkelur Kushtetutën por e ka shkelur botë e jo fort dhe ti i kupton mirë këto butë e fort. Me vjen mirë që opozita është bashkuar sërish. Ju duam të gjithëve bashkë se nuk na shijon fitorja kur ju kemi veç e veç. A ka mundësi të bashkoheni edhe për 6 mars se do ju mundim sërish” – tha Balla.