Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Komisioni për Inceneratorët zbërtheu mekanizmin si janë vjedhur mbi 400 milionë euro, gjysma e kabinetit qeveritar janë të përfshirë


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpjeguar për gazetarët rëndësinë që sipas tij ka Komisioni Hetimor për Inceneratorët.

Gjatë një deklarate jashtë godinës së Parlamentit, Basha theksoi se ky komision ka zbërthyer mekanizmin se si janë vjedhur 430 milionë euro për tre inceneratorët.

Sipas Bashës, në këtë aferë korruptive janë të përfshirë janë gjysma e kabinetit qeveritar, të gjithë zyrtarët e lartë, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, drejtorët më të lartë të shtetit.

“Siç e keni vërë re gjatë gjithë seancës parlamentare fokusi i artisë Demokratike ka qenë te afera e shekullit. Ajo që i gjithë opinioni publik, të majtë e të djathtë e kanë kuptuar se është vjedhja më e madhe që ka ndodhur në këto 30 vite, afera e djegies, së plehrave apo e inceneratorëve.

Pse është i rëndësishëm Koncensioni?

Sepse ju e dini që ne kemi 6 vite që e denoncojmë. Vitin e kaluar kemi qenë së bashku  3 javë ditë për ditë në ditët e fundit të vitit. Por komisioni ka bërë atë çka denoncimet e opozitës dhe të gazetarëve dhe të medias nuk arrinin dot ta bënin të plotë. Ka zbërthyer mekanizmin se si janë vjedhur këto para. Dhe mekanizmi është një mekanizëm i denjë për skenarët e mafies.

Të përfshirë janë gjysma e kabinetit qeveritar, të gjithë zyrtarët e lartë, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, drejtorët më të lartë të shtetit, agjencive të  shtetit të përfshirë drejtpërsëdrejti ose përmes dëshmive të tyre siç ishte dëshmia e drejtoreshës së Prokurimeve e cila praktikisht tha se inceneratori i Elbasanit është prokuruar pa prokurim, pra pa pasur një procedurë prokurimi.

Pyetja që shtrohet dhe sigurisht është retorike, a mund të ndodhnin edhe 1/10 e këtyre pa u  përfshirë vetë Edi Rama kryeministër?

Kjo është pyetja që i është bërë vazhdimisht. I është bërë dje nga disa prej kolegëve tuaj në Ëashington.

Përgjigja është qesharake: Kush ka ngjyer gishtin pas shpinës së qeverisë. Ndërkohë që para syve të shqiptarëve janë akoma imazhet që kur inceneratori Elbasanit një nga tre inceneratorët e kësaj aferë që i ka kushtuar shqiptarëve 430 milionë euro u denoncua atë ditë që u denoncua në prokurori Edi Rama mblodhi Grupin Parlamentar dhe çoi tek Inceneratori. Është rasti i parë e ndoshta unik në botë që mblidhet Grupi Parlamentar i një partie politike, për më shumë  i një partie politike në pushtet te një vend grumbullim plehrash. Pse?

Mjafton të dëgjoni mesazhet që Edi Rama i jep atë ditë nga inceneratori i Elbasanit, merr në mbrojtje një aferë korruptive, një aferë kriminale.

E rëndësishme është që ky komision po provon dita ditës se si funksionon ngritja e kësaj skeme dhe disa elemente sepse ka shumë, aq shumë saqë edhe media shpesh e ka të vështirë të përcjellë gjithçka.”- deklaroi Basha.