Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Qeveria miratoi 17 vendime brenda 8 orësh për inceneratorin e Elbasanit, të përfshirë Rama, Agaçi, Gjiknuri, Ahmetaj, Koka e Bllako


Kreu i PD-së Basha ka akuzuar kryeministrin Rama e zyrtarët e ish-zyrtarët e qeverisë për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Gjatë fjalës së tij ai tha se e gjithë qeveria është përfshirë në këtë aferë duke miratuar një VKM brenda një dite duke marre 17 vendime brenda tetë orëve.

Ai tha se Gjiknuri, Ahmetaj, Bllako, Koka e Agaçi janë të përlyer në këtë aferë.

“Brenda 8 orëve një VKM u miratuan 17 vendime për t’i dhënë kompanisë Albtek Energy koncesionin e inceneratorit të Elbasanit. iu dha një kompanie që nuk ka një ditë përvojë në ndërtimin e inceneratorëve. Edhe sot ato vijojnë të paguhen nga buxheti i shtetit. Katër ministra e ish-ministra e Sekretari i kryeministrit Rama të përfshirë në këtë aferë korruptive. A mund të ndodhë kjo pa dijeninë e miratimi e marrjen e të gjithë tepsisë nga Edi Rama. Presim të kthehet nga zdërhallja e fundit e të përgjigjet para komisionit hetimor si qeveria e tij i ka marrë të gjitha këto vendime pa dijeninë e tij.” – tha Basha.