Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama, sekretarin e tij Agaçi dhe ministra e ish-ministrat e qeverisë për inceneratorin e Elbasanit.
Ai akuzoi Agaçin se ka dhuruar 30 hektarë tokë shqiptare personave ndaj të tjerëve.
Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të përgatiten për protestat më të mëdha ndonjëherë lidhur me aferën e inceneratorëve.
“Asnjë qindarkë nuk lëvizte dot pa miratimin e Edi Ramës nën nxitjen fuqishme të Don Agaçio dhuratëmadhit. Ai ka dhuruar 30 hektarë tokë shqiptare të tjerëve. Kjo aferë është monstruoze dhe do zgjidhet vetëm nga qytetarët shqiptarë. U bëj thirrje të përgatitemi për protestat më të fuqishme për të shpartalluar këtë vello të zezë vjedhje e korrupsioni e përpjekje djallëzore për të mbuluiar këtë aferë mëe të madhen të zbuluar deri tani. Edhe pse ajo është vetëm 1 e 10-ta e asaj e Portit të Durrësit. Edi Rama dhe Lulzim Brava kanë planifikuar vjedhjen e 810 mijë metrave katrorë. Po lënë vendin pa porte, Shëngjini është shndërruar në portin Luca. Vetëm protesta e qytetarëve do e shpëtojë Shqipërinë e shqiptarët.” – tha Berisha.