Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i përgjigjet Ballës: Je dënuar për shpifje nga gjykata, Rama lobon për Vuçiçin në SHBA


Ish-kryeministri Berisha i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS-së Balla pasi e akuzoi se ka grabitur pronat e ish-klubit Partizani duke i privatizuar ato me një vlerë prej 100 mijë dollarësh e mbi to ka ngritur prona me vlerë 20 milionë euro.

Berisha tha se Balla ishte dënuar për shpije për rastin në fjalë e raste të tjera ndërsa akuzoi kryeministrin Rama si vasal të presidentit serb Vuçiç.

Ai tha gjithashtu se në një aksion ndërkombëtar të agjencive ligjzbatuese janë identifikuar lidhje e krimit të organizuar me qveritarë e zyrtarë në Shqipëri.

“Edhe ato që tha Balla gjykata i ka dënuar si shpifje, shpifje dhe vetëm shpifje dhe për çdo gjë që thua do dënohesh për shpifje. Ju s’e votuat ligjin për genocidin në Kosovë në një akt të pashembullt. Nuk mund ta uroj Kosovën me ju. Kreu juaj është vasal i Vuçiçit që lobon në SHBA për të dhe sulmon Sali Berishën. Kam një lajm shumë të veçantë sot. Sipas mediave agjenci të ndryshme të ligjit në Francë, Holandë Belgjikë e Britani rerzulton se janë identifikuar lidhje të krimit tyë organizuar me zyrtarë të qeverisë shqiptare, ministra, ish-ministra, zyrtarë të administratës, prokurorë, gjykatës. Këto mund t’i gjëni në zyrat e vendeve partnere.” – tha Berisha.