Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Qytetarët të përgatiten për protestat më të mëdha për aferën e inceneratorëve e asaj të Portit të Durrësit


Ish-kryeministri Berisha ka thënë pas daljes nga salla e parlamentit se në aferën e inceneratorëve është përfshirë gjithë zinxhiri komandues i qeverisë me në krye Edi Ramën.

Ai u tregoi gazetarëve një dokument me firmën e kreut të qeverisë, i cili ka deklaruar nga SHBA-ja se nuk ka asnjë dijeni mbi vendimet e marra për inceneratorët.

Berisha tha gjithashtu se afera e inceneratorëve është shumë e vogël krahasuar me atë që e quajti afera e Portit të Durrësit me vlerë mbi 4 miliardë dollarë.

“Agjencitë ligjzbatuese të vendeve të ndryshme në Europë kanë zbuluar një aplikacion të përdorur nga krimi i organizuar shqiptar në vend e Europë. Aty kanë gjetur komunikime të tyre me qeveritarë, zyrtarë të administratës, prokurorë e gjykatës. Sot themelet e narkoshtetit po dridhen si në një tërmet. Në ato përgjigje ka emra ministrash, drejtorësh, prokurorësh, gjykatësish e shumë të tjerë.

E mirëpres si një zhvillim shumë pozitiv në betejën ndaj narkoshtetit. U bëj thirrje agjencive ligjzbatuese për një hetim të pavarur e të plotë. Ministrja e Kulturës ku është punësuar thjeshtra e Edi Ramës 400 e ca milionë lekë. Megjithatë afera e inceneratorëve nuk është asgjë përpara asaj të aferës së Portit të Durrësit mes Edi Ramës e Lulzim Bravës ku bëhet fjalë për mbi 4 miliardë dollarë prona.” – tha Berisha.