Vendosni fjalën kyçe....

Brukseli përgatitet për ‘Karvanin e lirisë’ të nisur nga Franca, qeveria urdhëron ndalimin e protestës (Video)


Kryeqyteti belg, Brukseli u përgatit gjatë javës për të ashtuquajturin ‘Karvani i lirisë’. Rreth 1,300 automjete nga e gjithë Franca mbërritën pranë kufirit verior një ditë më parë, gati për të çuar protestën e tyre kundër pasaportave të vaksinave në selinë e BE-së.

Policia ka vlerësuar se qindra makina, autobusë dhe kamionë që merrnin pjesë në një autokolonë të stilit kanadez mbërriti në Lille të dielën në mbrëmje.

Protestuesit brohoritën ‘Nuk do të dorëzohemi!’ dhe ‘Liri! Liri!’, pasi kishte ngritur kampin në një parking pranë qytetit verior francez.

“Ne do të shkojmë në Bruksel për të tentuar ta bllokojmë atë, për të luftuar kundër kësaj politike të kontrollit të përhershëm,” i tha AFP një nga protestuesit.

Sipas kanaleve të mediave sociale të grupit, protesta e Brukselit pritet të mblidhet pranë Parc du Cinquantenaire në perëndim të lagjes së BE-së të qytetit.

Autoritetet në kryeqytetin belg kanë lëshuar tashmë një urdhër për ndalimin e protestave që përfshijnë ‘mjete të motorizuara’.

Ata gjithashtu kanë këshilluar që njerëzit të mos udhëtojnë në Bruksel me makinë.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar bllokimin e Brukselit,” tha ministrja e Brendshme belge, Annelies Verlinden.

Kryeministri i Belgjikës Alexander De Croo këshilloi demonstruesit të braktisin protestën e tyre.

“Unë u them atyre që vijnë nga jashtë: shikoni rregullat në Belgjikë. Nuk kemi pasur kurrë rregulla shumë të vështira dhe nuk kemi më kaq shumë të tilla.”, tha ai.