Jorida Tabaku ka marrë ‘shpatën e luftëtares’ së inceneratorëve, e shikojmë në media, e shikojmë në komision, por në fakt nuk është ajo kalorësja e vërtetë por thjesht lojtarja e radhës në shërbim të nja pazarit Rama-Basha.
Kalorësit e vërtetë janë mediat të cilat e kanë denoncuar këtë skandal 7 vite më parë sapo ka filluar inceneratori Elbasanit. Kanë qenë mediat investigative si BIRN, CNA.al, TPZ, të cilat nxorën fillimisht dokumentet, por i duhej Joridës 8 vite që ta kuptonte se duheshe bërë një komision parlamentar për inceneratorët kur i fundit prej tyre është firmosur 5 vite më parë në 2017, a thua se Jorida, PD, nuk ka qenë në Parlament e nuk kanë qenë aty, por kanë bërë disa konferenca sporadike të cilat i kanë filluar në shtator të vitit 2020 dhe më pas kanë heshtur.
Por ajo që bie në sy është qasja, që ka Jorida Tabaku.
Po ta shohim në komisione, Jorida Tabaku nuk flet për Erion Veliajn. Kryebashkiaku i Tiranës është një nga njerëzit i cili ka dhënë pëlqimin për ngritjen e inceneratorit por Jorida po ta shohim është mjaft e kujdesshme në qëndrimet e saj që ka ndaj Lali Erit, për të mos thënë që i ka qëndrime gjysmë të shfryra politike, ndonjëherë ia përmend emrin me gojë të mekur.
Po pse nuk flet Jorida Tabaku?
CNA.al, pasi bëri një vëzhgim, ka zbuluar se Erion Veliaj i ka dhënë një leje ndërtimi një prej biznesmenëve më të mëdhenj në vend, por për të zhvilluar një pronë ku është përfshirë Jorida Tabaku dhe familjarët e saj.
Bëhet fjalë për një leje ndërtimi dhënë tek Fusha e Aviacionit, ku Jorida Tabaku do marrë përqindjen e luanit pas lejes që ka dhënë Erion Veliaj për zhvillimin e pronës se saj.
Kompleks banimi me 9 ndërtesa kryesore me 7, 8, 11 dhe 12 kate mbi tokë dhe kate parkimi nëntokë. Ofron 90’000m2 apartamente, 60’000m2 ambiente tregtare dhe 34’000m2 hapësirë parkimi. Vendndodhja: “Ish-Fusha e Aviacionit” Afati i Përfundimit: 2022 Sipërfaqe Totale: 140’000m2.”
Kjo është dhe lidhja që Jorida hesht për Lali Erin, sepse ka marrë leje për biznesmenë që Basha i akuzon si oligarkët.
Leja dhënë nga Erion Veliaj është dhe çelësi që i ka mbyllur gojën nënkryetarës së Lulzim Bashës e cila prej disa kohësh është kthyer në njeriun që po bën betejën e inceneratorëve kur në fakt është e vonuar , totalisht e paaftë në drejtimin e komisionit , e dështoi thuajse farë këtë të fundit, por u desh vullneti dhe ndërhyrja e ambasadës së SHBA-ve për ti zgjatur afatin dhe qartazi duket se Jorida më shumë se sa zbardhjen e të vërtetës për çështjen e inceneratorëve kërkon që ta përdori çështjen që ka tashmë si një armë për interesat e saj ekonomike dhe financiare që lidhen me biznese dhe prona.
CNA.al nesër do të sjelle të tjera detaje dhe fakte në lidhje më këtë ndërtim, në lidhje me këtë leje që ka dhënë kryebashkiaku Veliaj për Jorida Tabakun dhe më tej do të sjellim dhe fakte tronditëse për pasurinë e njeriut që po përpiqet të duket një politikane e ndershme e pastër që po lufton inceneratorët, por në fakt pas fasadës qëndrojnë skandale, prona dhe pasuri, marrëdhënie biznesi dhe tregtie me kundërshtarët politik, si rasti i Veliajt e të tjera të cilat CNA.al do ti sjellë dhe në ditët në vijim.
VINI RE: Artikulli është pronë intelektuale e CNA.al