Deputetja e PD-së Grida Duma i ka dalë në mbrojtje kolegut të saj Ferdinant Xhaferaj për deklaratën që bëri në Kuvend por ka denoncuar për gjuhë seksiste Sali Berishën.
Duma tha se Xhaferaj hyn te deputetët xhentëlmenë dhe deklaratën për ministret duke i quajtur “çupëlina” e ka pasur në kontekstin fëmijë.
“Sikur kjo të quhej seksizëm do të ishim shumë mirë. Zoti Xhaferi hyn te deputetë më xhentëlmen. Unë e kuptoj e kishte në kontekstin fëmijë, çupëlina në sensin e ministreve të vogla në moshë që nuk kanë përvojën”, – tha deputetja në ABC.
Duma tha se skandaloze ishte deklarata e Berishës i cili tha “ndalojeni eksitimin e ministreve”.
“Në atë sekondë, Berisha më mbrapa tha “ndalojeni eksitimin e këtyre ministreve këtu” dhe nuk reagoi askush. Do të më kishte pëlqyer që të kishin të njëjtin reagim, të kishin të njëjta këllqe. Me një njeri që nuk guxojnë të reagojnë sillen pikërisht si çupëlina”, – tha Duma.