Vendosni fjalën kyçe....

“Ia fute Amerikës, sa ike ti Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin” – Rama i përgjigjet komentuesit që e pyet për Metën


Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar presidentin Ilir Meta nga detyra.

Një qytetar i komenton kryeministrit në një postim në “Facebook” duke iu drejtuar atij me fjalët: “Ja fute Amerikës o trim, sa ike në Amerikë Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin”.

Kryeministri Rama iu përgjigj komentuesit duke i thënë se sharjet e përqeshjet nuk janë argumente. Ai e kritikon atë për fjalorin me të cilin i drejtohet ndërsa shton: “Unë që ta dish ti dhe kushdo flet me këtë gjuhë, nuk jetoj as për të vjedhur, as me të vjedhur”.

Mbrëmjen e kaluar Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin për të mos shkarkuar nga detyra Presidentin Ilir Meta, duke i dalë kundër Kuvendit të Shqipërisë.

Gjykata në vendimin e saj nuk gjeti shkelje që përbëjnë arsye për shkarkim në faktet e paraqitura nga Kuvendi.