Një eurodeputet nacionalist nga Bullgaria akuzohet se ka bërë një përshëndetje naziste brenda dhomës së debatit të parlamentit të BE-së në Strasburg.
Por ai pretendon se kjo është vetëm një “keqkuptim“.
Siç shkruan RT, të mërkurën, Angel Dzhambazki nga partia VMRO e vendit të tij pasi kritikoi vendimin e fundit nga gjykata e lartë e BE-së për të lejuar shkurtimin e fondeve për Poloninë dhe Hungarinë, bëri një përshëndetje ndërsa largohej nga salla. Ai zgjati djathtë në një mënyrë të ngjashme me një përshëndetje naziste.
Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola e kritikoi gjestin e tij në Twitter. “Kjo më ofendon mua dhe të gjithë të tjerët në Evropë.”- shkroi ajo. “Ky gjest është nga kapitulli më i errët i historisë sonë dhe duhet lënë atje.”
Parce qu’il a défendu l’état de droit en 🇪🇺, @sandrogozi s’est fait insulter par l’eurodéputé @djambazki, qui a quitté l’hémicycle en faisant un scandaleux salut nazi.
Tu as tout notre soutien Sandro.
Nous demandons à Mme Metsola, @EP_President, d’agir. pic.twitter.com/rIXrbB5wO1
— Renaissance (@Renaissance_UE) February 16, 2022
Ministri i Çështjeve Evropiane të Francës, Clement Beaune, e quajti sjelljen e Dzhambazki “skandaloze“.
Incidenti ndodhi kur eurodeputetët po reagonin mbi Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, e cila konfirmoi të mërkurën se Brukseli mund të shkurtojë fondet për Poloninë dhe Hungarinë. Dy vendet me qeveri konservatore janë akuzuar nga BE-ja vazhdimisht për shkelje të shtetit ligjor.
Në fjalimin e tij dhe më vonë në komentet në internet, Dzhambazki e hodhi poshtë vendimin si ” të neveritshëm“.
“Nuk ka asnjë person të arsyeshëm që mendon se Hungaria dhe Polonia nuk kanë një shtet ligjor funksional.”- shkroi eurodeputeti bullgar në Twitter. “Në vend të kësaj, ju e përdorni atë si një kamxhik kundër shteteve kombëtare që ju përbuzni. Rrofshin shtetet kombëtare të Evropës!”.
Dzhambazki më vonë tha për Euroneës se përshëndetja e tij ishte “një keqkuptim i madh”.
“Imagjinoni habinë time kur si pasojë e kësaj tundje dore u akuzova se po bëja një përshëndetje naziste.” shkroi ai. “Kërkoj falje nëse përshëndetja ime e pafajshme… ka fyer dikë.”
Kujtojmë se në vitin 2015, Parlamenti Evropian gjobiti Janusz Korëin-Mikke të Polonisë dhe Gianluca Buonanno të Italisë me 3 mijë e 60 euro secilin dhe i pezulloi për 10 ditë për kryerjen e përshëndetjeve naziste. Të dy politikanët akuzuan organin vendimmarrës të BE-së për ndërhyrje në punët e shteteve anëtare.