Programet e seksit të sigurt që mësojnë gjithashtu se si të arrihet kënaqësia rezultojnë të jenë më efektive se ato që fokusohen vetëm në rreziqet e marrëdhënieve të pambrojtura, kanë gjetur studiuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
“Përfshirja e kënaqësisë seksuale brenda ndërhyrjeve SRHR (Shëndeti dhe të Drejtat Seksuale dhe Riprodhuese) mund të përmirësojë rezultatet e shëndetit seksual,” tha ekipi i OBSH-së në një punim që doli në revistën Plos One përpara Ditës së Shën Valentinit.
Kënaqësia është ‘një arsye kryesore pse njerëzit bëjnë seks’, por ky fakt është duke u anashkaluar kryesisht nga autorët e programeve të seksit të sigurt në mbarë globin, pavarësisht nga miliarda dollarë që janë investuar në to, theksoi studimi.
Studiuesit shfletuan një gamë masive botimesh të specializuara nga viti 2005 deri në vitin 2020, duke gjetur vetëm 33 projekte që përfshinin idenë se të bësh dashuri ka të bëjë gjithashtu me të ndihesh mirë.
Dhe këto programe doli të ishin më efektive në rritjen e përdorimit të prezervativëve në grupet e rrezikut sesa homologët e tyre që paralajmëruan vetëm për rrezikun e marrjes së HIV-it ose sëmundjeve të tjera seksualisht të transmetueshme përmes seksit të pambrojtur, sipas studimit.