Vendosni fjalën kyçe....

Kuvend, çfarë pritet të miratohet seancën e sotme


Në seancën e sotme në Kuvend pritet të miratohet edhe përbërja e komisioneve të reformës zgjedhore e asaj territoriale.

Për Reformën Zgjedhore bashkëkryetar është propozuar Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, i cili ka qenë bashkëkryetar edhe për miratimin e Kodit Zgjedhor para zgjedhjeve të 25 prillit.

Përveç dy komisioneve në fjalë, sot pritet të miratohet edhe lista e dytë në bllok e kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës  si dhe lista e dytë në bllok e kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës.

Gjithashtu pritet të zgjidhen edhe 6 anëtarët e Autoritetit të Mediave Audiovizive.