Kuvendi ka zgjedhur 6 anëtarët e rinj të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA). Mësohet se në seancën e sotme plenare deputetët kanë votuar më të shumtë në numër për Joana Allushin, e cila ka marrë 118 vota pro. Ndërsa Gjergj Hamiti ka marrë 92 vota.
Anëtarët e rinj:
Gjergj Hamiti – 92 vota pro
Desata Metaj – 99 vota pro
Joana Allushi – 118 vota pro
Aurela Bicja – 99 vota pro
Jetmir Halilaj – 101 vota pro
Besian Zotaj – 101 vota pro