Vendosni fjalën kyçe....

Partia Demokratike: Gjashtë shkeljet që u konfirmuan nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët


Partia Demokratike thotë se Komisoni Hetimor i ngritur për Inceneratorët çdo ditë po zbardh fakte që impikojnë kryeministrin Edi Rama në aferën korruptive.

Në një njoftim për mediet, PD rendit disa pika që sipas selisë blu, janë vërtetuar nga ana e Komisionit Hetimor.

“Komisioni Hetimor për aferën e inceneratorëve çdo ditë po zbardh arsyet pse Edi Rama nuk mund të lajë duart nga përgjegjësia për vjedhjen prej 430 milionë euroshe, duke u’a hedhur fajin vetëm minsitrateve, të cilët shumë shpejt do përballen me drejtësinë.

Ja çfarë u vërtetua në seancën e tretë:

  1. Në Agjesinë e Prokurimeve Publike nuk ekziston asnjë procedurë koncesioni për inceneratorin e Elbasanit;
  2. APP ka njoftuar Engjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk ishte ligjore. Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare;
  3. Koncesioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë “Albtek Energy” me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon;
  4. Arben Ahmetaj jep miratimin për t’i dhënë kompanisë “Albtek Energy” koncesionin/PPP me “negocim pa shpallje” një procedurë që është në kundërshtim me ligjin;
  5. Të tre inceneratorët nuk kanë pasur leje mjedisore;
  6. Koncesoni i’u dha një kompanie që nuk ka asnjë ditë eksperiencë në fushën e incenerimit.”- thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD-së.