Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje në Zelandën e Re mes policisë e qytetarëve që kërkojnë heqjen e kufizimeve Covid (Video)


Qindra protestues kundërshtuan një ultimatum të policisë për t’u larguar nga zona përreth parlamentit të Wellington-it të mërkurën, me turmën që vazhdoi të rritet.

Autoritetet e kanë përshkruar demonstratën si ‘të rregullt’. Të frymëzuar nga ‘Karvani i Lirisë’ në Kanada, aktivistët kanë bllokuar disa rrugë në kryeqytet me kamionë, furgona dhe motoçikleta për nëntë ditë.

Protestuesit gjithashtu kanë ngritur kampe në terrenin jashtë ndërtesës së veçantë të parlamentit. Të martën, policia kërkoi që demonstruesit të lëviznin vullnetarisht, duke paralajmëruar se autoritetet përndryshe do të fillonin të tërheqin automjetet.

Duke folur me gazetarët të mërkurën, zv.Komisioneri i Policisë Richard Chambers tha se kishte pasur një ‘fluks’ protestuesish, përfshirë fëmijë, rreth parlamentit.

“Kjo është një situatë shumë e ndërlikuar dhe ne jemi të ndërgjegjshëm për taktikat që duhet të ndërmarrim në mënyrë që situata të mos përshkallëzohet,” vuri në dukje Chambers, duke shtuar se kishte rreth 450 automjete që bllokonin vendin.

Protestat filluan në kundërshtim me pasaportat e vaksinave, por janë zgjeruar duke kërkuar heqjen e kufizimeve të Zelandës së Re për Covid-19, të cilat janë ndër më të rreptat dhe më jetëgjatat në botë.

Kryeministrja Jacinda Ardern i ka etiketuar demonstratat si një dukuri ‘të importuar’ dhe ka kundërshtuar të marrë në konsideratë lehtësimin e kufizimeve, duke përfshirë kontrollet kufitare, të cilat kanë shkëputur nga familjet mijëra emigrantë të Zelandës së Re.

Vendi aktualisht po përjeton shkallën e tij më të lartë të infeksionit që nga fillimi i pandemisë, mes përhapjes së variantit Omicron. Më shumë se 1,100 raste u raportuan të mërkurën. Zelanda e Re ka raportuar gjithsej rreth 22,300 infeksione, duke përfshirë 53 vdekje.