Vendosni fjalën kyçe....

“Vendimi i Kushtetueses”-Meta: Unë pa beteja nuk jetoj dot, shqetësimi kryesor është opozita që ka qenë inekzistente


Kreu i Shtetit, Ilir Meta foli në një intervistë për RTSH për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila hodhi poshtë vendimin për shkarkimin nga Kuvendi.

Meta nuk komentoi vendimin por tha se rezervat që kishte i ka dokumentuar.

Nuk ka asnjë arsye që unë të komentoj një vendim që nuk e kam në dorë. Ne të gjitha pretendimet i kemi, por nuk i kemi bërë publike. Ne të gjitha rezervat që kemi pasur i kemi dokumentuar, sepse ne kemi qenë të përgatitur për të shkuar në gjykatat evropiane”, tha Meta.

Presidenti theksoi se shqetësimin më të madh ka opozitën inekzistente.

“Unë pa beteja nuk jetoj dot. Por janë beteja te drejta. Jam krenar, që kam pasur koherencë në të gjitha vitet e mia në politikë, ndaj integrimit , ndaj sovranitetit dhe integritetit të vendin tim. Kushtetuta i bashkon të gjithë, pavarësisht origjinës dhe fesë që kemi. Për mua ajo që mbetet e shenjtë është Kushtetuta. Problemi kryesor për mua ka qenë dhe ngelet opozita e cila ka qenë inekzistente, por këtu nuk mund të lë pa faj maxhorancën kur nuk plotëson kushtet për votuesit të cilët i kanë dhënë votën për të drejtuar”, theksoi ai.