Vendosni fjalën kyçe....

Xhimshiti i jep fitoren me dy gola Atalantës në Ligën e Evropës


Berat Xhimshiti ka dalë nga roli i tij i zakonshëm në fushën e blertë dhe u shndërrua sot në fushë kundër grekëve të Olympiacosit në një sulmues.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shënoi dy gola për tre minuta duke përmbysur Olympiacosin të cilët ishin në avantazh me golin e Soares (16) në pjesën e parë

Dy golat e Berat Xhimshitit i kanë dhënë Atalantas sonte fitore në Bergamo kundër Olympiacosit.

Mbrojtësi i Kombëtares shfrytëzoi dy ndërprerje për t’i shënuar golat e tij, njërin me kokë dhe tjetrin me këmbën e tij të djathtë.

Muriel i Atalantas rrezikoi portën e mysafire në minutën e tetë të ndeshjes por goditja e tij përfundoi afër shtyllës së majtë të portës së Olympiacosit.

Olympiacos do të shënonte gol në minutën e 16.

Georgios Masouras e gjeti mirë Tiquinho Soares i cili nga zona godet fuqishëm për të shënuar në qoshe të djathtë të portës së Atalantas.