Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Rrogozhina: Dy ministra të Ramës janë në burg. Paratë e inceneratorëve përdoreshin për të sulmuar PD-në


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte sot në Rrogozhinë për të hapur fushatën për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Basha në fjalën e tij nuk la pa folur për aferën e inceneratorëve. Ai tha se paratë e vjedhura nga inceneratorët janë përdorur për tia mbyllur gojën dhe sulmuar PD-në.

Kryedemokrati shtoi se tashmë dy ministra janë në pranga të qeverisë Rama ndërsa të tjerë po thirren një nga një në SPAK.

Paratë e shqiptarëve të vjedhur nga mafia e inceneratorëve përdoreshin për tu mbyllur gojën dhe për të sulmuar PD. Siç na kanë sulmuar kur Denonconim korrupsionin me koncesionet, me rrugët e florinjta që shkonin nga 2 mln në 40 mln euro/km. Siç na kanë sulmuar sa herë qe kemi ngritur zërin për interesin e shqiptarëve. Por ama çfarë tregon kjo që po ndodh sot?! Jo vetëm zbulimi i skemës së vjedhjes me inceneratorët por edhe arrestimi një nga një, burgosja një e nga një, Saimir Tahiri, Lefter Koka qe është bishti i aferës qe është arrestuar, Alqi Bllako që është thirrur dje në SPAK, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj, kryebashkiakët e tjerë të Elbasanit, të Fierit”-deklaroi Basha.