Vendosni fjalën kyçe....

Edhe Gjermania me të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor


Radhës së shteteve Perëndimore që dërgojnë një person politik të posaçëm në Ballkanin Perëndimor i është shtuar edhe Gjermania.

Qeveria gjermane emëroi të premten politikanin Manuel Sarrazin, si të dërguar të posaçëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sarrazin, vjen nga radhët e të gjelbërve, dje ka qenë deputet në Bundestag nga viti 2008 deri në vitin 2021.

Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian njoftoi emërimin e tij duke e përgëzuar Sarrazin.

Ballkani Perëndimor ka nevojë për një mbështetje të fuqishme nga Bashkimi Evropian”, ndërsa e cilësoi atë si mbështetës të fuqishëm të zgjerimit të bllokut.

Sarrazin do të jetë i dërguari i katërt perëndimor për rajonin. Aktualisht zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar është në postin e të dërguarit të posaçëm amerikan, Sir Stuart Peach i dërguar i posaçëm i Britanisë së Madhe, ndërsa Miroslav Lajçak, në detyrën e të dërguarit të posaçëm të BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor.