Vendosni fjalën kyçe....

Hetimet për Inceneratorët/ Kryebashkiaku Armando Subashi dhe deputeti Alqi Bllako merren në pyetje nga SPAK-u


Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi është thirrur sot nga SPAK për të dhënë dëshminë e tij në kuadër të hetimit për inceneratorin e Fierit.

Mësohet se Subashi po jep shpjegimet e tij para Prokurorisë së Posaçme për këtë çështje. Sipas “News 24”, Subashi ndodhet në zyrat e Prokurorisë së Posaçme prej më shumë se 2 orë e 30 miknutash. Ai thuhet se po dëshmon pa praninë e avokatit të tij.

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë është marrë në pyetje nga SPAK edhe deputeti i PS-së, Alqi Bllako. Ky i fundit është marrë në pyetje në cilësinë e ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.

Nga hetimet e Komisionit Hetimor të ngritur në Parlament për Inceneratorët u dëshmua se babai i deputeti të PS-së, Edmod Bllako, ishte punonjës në inceneratorin e Tiranës, ku paguhej me një vlerë prej 10 milionë lekësh. Lidhur me këtë çështje po diskutohet edhe në mbledhjen e sotme të këtij komisioni.

Kujtojmë se hetimet e SPAK për aferën e inceneratorëve kanë nisur prej muajsh dhe aktualisht në burg ndodhet ish-ministri Lefter Koka, ndërsa janë shpallur në kërkim dy pronarët e kompanive. SPAK ka zgjeruar hetimet dhe është në fazat e fundit të hetimit të procedurës për inceneratorin e Fierit./Hashtag.al