Vendosni fjalën kyçe....

“Kemi dy muaj pa marrë rrogat”- Punëtorët e riciklimit në inceneratorin e Elbasanit sërish në protestë


Punonjësit e impiantit të përpunimit të mbetjeve të Elbasanit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme, pasi ata pretendojnë se nuk janë paguar përgjatë dy muajve të fundit.

Ata shprehen se përveçse nuk po marrin rrogat, janë kërcënuar se do pushohen nga puna në rast se protestojnë.

“Nuk na kanë paguar prej 2 muajsh, Na gënjejnë do i marrim sot apo nesër. Na kanë vonuar edhe herë të tjera. Na kanë kërcënuar se do na heqin nga puna nëse protestojmë. Në këtë punë po bëj 3 muaj.”- tha njëri prej protestuesve për televizionin “News24”.

Punëtorët shprehen se kjo është vonesa më e gjatë që ka ndodhur që nga koha kur kanë nisur punë në inceneratorin e Elbasanit.