Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka hedhur poshtë deklaratën e Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov se shtetas shqiptarë kanë shkuar si mercenarë në Ukrainë.
Ministria ka thirrur edhe Ambasadorin rus në Tiranë Mihail Afanasiev dhe i ka kërkuar përgënjeshtrimin e lajmit.
“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit”-deklaron MEPJ.