Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Nëse do fitonte opozita në 25 prill do dëshiroja një mandat të dytë për të forcuar rolin e Presidentit


Kreu i Shtetit, Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Kontrast” deklaroi se do dëshironte një mandat të dytë si President vetëm nëse do kishte fituar opozita zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Meta tha se në mandatin e tij të dytë do punonte për të forcuar rolin e Presidentit si garant përballë babëzisë së pushtetit.

“Jam optimist që do të ketë një mandat të dytë por pas 25 viteve. Nëse së do të kishte fituar opozita do të kisha dashur një mandat të dytë pasi nuk do të rikthehesha në politikë dhe do të kisha forcuar rolin e presidentit në Kushtetutë për presidentët e tjerë në të ardhmen jo për vetë, pasi presidenti është garant i shtetit për babëzinë e pushtetit që cenon interesat kombëtare. Për fat të keq Kushtetuta e ka lënë pa instrumentet e duhura Presidentin për të mbrojtur shtetin dhe interesat e qytetarëve”, tha Meta.